‘Ping-pong’ me kamerat në Tushemisht- AADF për ZËRI-n: Projektin e kemi dorëzuar, shtyllat janë në shfrytëzim të Bashkisë
Ilir Xhakolli TIRANË-58 kamera të vendosura në shtylla çdo 20 metra në Tushemisht, por ende nuk dihet se për çfarë do të shërbejnë. Kamerat kushtojnë 1000 dollarë secila, ndërsa flitet se 12 mijë euro ka kushtuar njëra shtyllë. Bashkia Pogradec deklaroi për ZËRI-n se nuk ka lidhje me projektin, duke theksuar se nuk është projektuar dhe as zbatuar prej saj. Në reagim, sqarohet se Bashkia është përfituesi dhe objekti momentalisht nuk është dorëzuar ende në bashki. Por Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim thotë se projekti është dorëzuar në Bashki dhe investimi tashmë është në shfrytëzim të Bashkisë Pogradec, ku përfshihen edhe shtyllat, serverët. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim i pyetur nga ZËRI deklaron se projekti është hartuar nga një studio portugeze (PROAP), e cila u shpall fituese nga konkursi në 2018. AADF...
Burimi:
zeri.ai