Pezullohet polici në Elbasan, dyshohet se përkrahu personat e shpallur në kërkim
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Një punonjës policie në qytetin e Elbasanit është pezulluar nga detyra pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim. ëhet fjalë për efektivin e patrullës së përgjithshme Ervis Kaloti, i cili përveç pezullimit nga detyra është ndaluar të largohet jashtë vendit dhe është detyruar të paraqitet rregullisht në policinë gjyqësore. AMP në njoftimin zyrtar raporton se inspektori dyshohet se informonte persona të shpallur në kërkim për veprime të policisë dhe operacione që mund të zhvilloheshin ndaj tyre. Sipas të njëjtave burime, në disa raste ai mund t’i ketë shoqëruar këta persona në komisariat dhe më pas t’i ketë liruar, duke i ndihmuar të shmangnin pasojat ligjore. Njoftimi i AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ekzekutuar vendimin e...
Burimi:
zeri.ai