Pezullohen nga detyra 5 efektivë policie, mes tyre edhe miku i shënjestrës së atentatit në Lezhë

Pezullohen nga detyra 5 efektivë policie, mes tyre edhe miku i shënjestrës së atentatit në Lezhë

Pesë efektivë policie, mes tyre edhe miku i shënjestrës së atentatit në Lezhë, janë pezulluar nga detyra. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor Sh. Ç. dhe inspektor I. L., me detyrë trupë shërbimi trafiku urban/interurban në Seksionin e Trafikut Urban/Interurban, në Sektorin e Policisë Rrugore, në DVP Fier, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121, pika 1, germa “m”, e Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë imazhin e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”. Pezullimi disiplinor u bë pasi, duke qenë në shërbim, kanë kryer veprime në shkelje të procedurave standarde të punës gjatë kontrollit të një drejtuesi mjeti, si dhe dyshohet...