Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për 75 vende përfshirë edhe Shqipërinë. Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e vizave emigruese për aplikantët që vijnë nga vendet e konsideruara me rrezik të lartë për përdorimin e përfitimeve publike. Megjithatë, aplikantët nga këto vende mund të dorëzojnë dokumentet dhe të marrin pjesë në intervistat e planifikuara pranë ambasadave amerikane. Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të caktojë takime, por vizat emigruese nuk do të lëshohen gjatë periudhës së pezullimit. Po ashtu, vizat emigruese të lëshuara më parë mbeten të vlefshme dhe nuk janë revokuar. Ambasada Amerikane thekson se ky pezullim prek vetëm kategorinë e vizave emigruese...