Pezullimi i kreut të IMT, reagon Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pezullimin e kreut të IMT, Rigers Sheqeri, për dyshime për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”, ka reaguar Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë Në reagimin zyrtar, IMT deklaron se nga gjithë procedura e kryer nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë lidhur me procedurën inspektuese administrative ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., lidhur me punime ndërtimore të kryera në një kantier në zonën e Saukut, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, është konstatuar ligjshmëria e plotë e ndërhyrjes ndërtimore. Reagimi i IMT, Bashkia Tiranë: Lidhur me procedurën inspektuese ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k. Nga tërësia e akteve provuese të paraqitura përpara Gjykatës rezulton se, në kuadër të ushtrimit të funksioneve ligjore, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë...
Burimi:
opinion.al