Pezullimi i Ballukut! Qeveria, SPAK dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese
Belinda Balluku TIRANË-Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot çështjen ndaj zëvëndëskryeministres dhe ministres ministër së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një seancë plenare publike. Në seancë Kushtetuesja do të vendosë për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes. Në këtë proces do të jenë të pranishëm edhe SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës. Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga...
Burimi:
zeri.ai