Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, pasi votat u ndanë 4 pro dhe 4 kundër, si rrjedhojë duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO. Në vendimin e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, 8 gjyqtarët kanë argumentuar dy qëndrimet, pro dhe kundër pezullimit nga detyra të Ballukut. “Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur...
Burimi:
top-channel.tv