Pezullimi i Ballukut, çfarë ndodhi sot në Gjykatën Kushtetuese
Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë diskutohej miratimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, në Gjykatën Kushtetuese diskutohej ankimi i Këshillit të Ministrave ndaj vendimit të GJKKO-së, lidhur me masën e sigurisë ‘pezullim i ushtrimit të detyrës’ ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Duke qenë se vëmendja e opinionit ishte përqëndruar në seancën e posaçme për Bordin e Paqes, gazeta TemA po sjell në retrospektivë se çfarë ndodhi në Gjykatën Kushtetuese, duke risjell në vëmendje të lexuesve të saj qëndrimet e palëve. Qëndrimi i qeverisë: “GJKKO ka cenuar kompetencat e ekzekutivit” Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave argumentoi se vendimi i Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sjellë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në funksionimin...
Burimi:
argjiroja.net