Petro Koçi: Refuzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun, hap pas në sundimin e ligjit
Ish-deputeti i PS, Petro Koçi, ka kritikuar mazhorancën për qëndrimin e saj në raport me Belinda Ballukun, ku sot me 82 vota pro u rrëzua kërkesa për arrestimin e saj. Për Koçin, refuzimi i kërkesës së SPAK përbën një hap prapa për procesin politik dhe sundimin e ligjit. “Nuk është fundi i botës dhe as kohë e dielltë për opozitën berishiane, por vendimi i sotëm i refuzimit të kërkesës së SPAK për lejen e Kuvendit për masë sigurimi ndaj një deputeteje nën ndjekje penale përben një hap prapa për procesin politik dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Unë e vlerësoj shqetësimin e përhapur lidhur me zgjerimin e aplikimit të vendimeve me arrest paraprak si masë sigurimi ndaj disa figurave politike nën ndjekje penale, por trajtimi...
Burimi:
kohajone.com