Pësoi arrest kardiak, i dënuari me burg të përjetshëm ndërron jetë në spitalin e Korçës
I dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj nga Shkodra, ndërroi jetë sot në Spitalin Rajonal Korçë pas shfaqjes së problemeve të rënda kardiake gjatë trajtimit mjekësor. Ai vuante dënimin për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje dhe kishte histori të trajtimit për probleme të shëndetit mendor. Njoftimi: Sot, më datë 30.03.2026, rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 77 dhe 278 të Kodit Penal. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai është trajtuar edhe për probleme të...
Burimi:
top-channel.tv