Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën
Punimet në segmentin e dëmtuar të aksit Librazhd–Pogradec po vijojnë në zonën e Dragostunjës. Në terren janë angazhuar 9 eskavatorë dhe 22 kamionë për stabilizimin e zonës dhe largimin e masave të dheut. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), gjatë mbrëmjes është përfunduar devijimi i shtratit të lumit Shkumbin, i cili kishte prekur trasenë hekurudhore dhe paraqiste rrezik për infrastrukturën. Gjithashtu është realizuar ndërhyrja për heqjen e një shtylle elektrike që pengonte operacionet. Bëhet me dije se projekti për ndërtimin e një rruge alternative me gjatësi rreth 1.3 kilometra pritet të shpallet brenda 2-3 ditësh, pas dorëzimit zyrtar nga projektuesit pranë ARRSH-së. Rruga e përkohshme synon të mundësojë rikthimin e qarkullimit në këtë aks, ndërkohë që paralelisht do të vijojnë procedurat për...
Burimi:
gijotina.com