Pesë ditë izolim në aksin Librazhd–Prrenjas, përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”! Banorët “orientojnë” trafikun (FOTO)
Librazhd-Prrenjas LIBRAZHD- Prej pesë ditësh, aksi rrugor Librazhd-Prrenjas vijon të jetë problematik, ndërsa situata është përkeqësuar në segmentin e njohur si “Arrat e Gurrës”. Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas ka sjellë vështirësi të mëdha për banorët, të cilët janë të detyruar të përdorin rrugën alternative, gati të rrezikshme. Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII. Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar. Ndërkohë, banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë vendosur vetë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese. Sinjalistikat me emrin e destinacioneve janë vendosur në segmentin rural Spathar-Rruga Antike Egnatia-Dardhë-Hotolisht, i cili po përdoret si rrugë alternative pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas. sinjalistika e vendosur nga banoret e zones Ditën e djeshme,...
Burimi:
zeri.ai