Përvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në burg francezin që dërgonte mesazhe mashtruese
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez me inicialet Z.K., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Sipas hetimeve, dyshohet se i arrestuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të shtetasve shqiptarë përmes skemave mashtruese online. Prokuroria bën me dije se veprimtaria kriminale dyshohet të jetë kryer përmes përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të rreme, si dhe dërgimit masiv të mesazheve mashtruese (phishing), të cilat paraqiteshin si njoftime zyrtare. Në mesazhet e dërguara, qytetarëve u kërkohej të konfirmonin të dhëna përmes një linku të rremë, me përmbajtjen: “POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL)....
Burimi:
top-channel.tv