Përshkallëzohet situata me zjarrin në Fier, bllokohet segmenti “Qafa e Koshovicës-Cakran”

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Fier, bllokohet segmenti “Qafa e Koshovicës-Cakran”

Situata e krijuar nga zjarri masiv në Fier është përshkallëzuar, ndërsa flakët të favorizuara nga era kanë vijuar të përhapen në disa zona. Sipas njoftimit të policisë për shkak të rrezikut të lartë, është bllokuar qarkullimi i mjeteve në të dy kahet e segmentit rrugor “Qafa e Koshovicës–Cakran”, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Po të njëjtat burime konfirmojnë se, zjarri ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur drejt zonës së Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg. Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e...