Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym pranë Xhamisë së Namazgjasë
Ka vijuar e ashpër protesta e demokratëve, teksa pranë Xhamisë së Namazgjasë janë hedhur një sasi e konsiderueshme molotovësh. Pas përplasjes së demokratëve me policinë nisi edhe hedhja e molotovëve së bashku me fishekzjarrët. Nga ana tjetër policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe presion uji, për shpërndarjen e protestuesve. Vendi u mbush me një sasi të konsiderueshme tymi, e cila “pushtoi” zonën. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv