Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep udhëzimet për shqiptarët
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, pas përshkallëzimit të konfliktit ushtarak. Në një njoftim të përditësuar, ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë. Shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në rajon këshillohen të tregojnë vigjilencë maksimale, të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore të funksionale, të ndjekin burimet e besueshme të informacionit dhe udhëzimet e autoriteteve lokale, si dhe të mbajnë gjithmonë dokumentet dhe mjetet e komunikimit të gatshme. Në rast nevoje, qytetarët duhet të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre. Ministria...
Burimi:
gijotina.com