Përrenjtë dalin nga shtrati, përmbytet Qeparoi, baltë dhe inerte në disa akse

Përrenjtë dalin nga shtrati, përmbytet Qeparoi, baltë dhe inerte në disa akse

Himara është përfshirë nga një valë reshjesh me intensitet shumë të lartë, duke shkaktuar vërshime të përrenjve, të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në Qeparo, ku vërshimi i ujit ka shkaktuar përmbytje në banesa, rrugë dhe oborre. ”Intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese. Jemi të gjithë në krye të detyrës për të punuar në normalizimin e gjendjes, riparuar dhe ç’bllokuar kanalet e bllokuara nga dheu dhe materialet inerte që kanë sjellë vërshimi i përrenjve”, shkruan kreu i Bashkisë Vangjel Tavo. Ndërprerja e reshjeve ka ulur intensitetin e prurjeve, por dalja nga shtrati i përroit ka...