Përplasje tragjike në ujërat greke, humbin jetën 15 emigrantë
Të paktën 15 persona humbën jetën të martën në mbrëmje, pasi një anije e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që po transportonte emigrantë në det, pranë ishullit të Kiosit. Sipas autoriteteve, 25 persona u nxorën nga uji, ndërsa 24 prej tyre, mes tyre edhe 11 fëmijë, u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e ishullit në lindje të Egjeut, afër brigjeve turke. Një nga të shpëtuarit ndërroi jetë më vonë. Gjithashtu, dy efektivë të rojes bregdetare u raportuan me lëndime të lehta. Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në motoskaf në momentin e aksidentit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit për personat e zhdukur vijuan edhe të mërkurën. Në operacion u angazhuan katër anije patrulluese, dy helikopterë dhe zhytës, me...
Burimi:
kohajone.com