Përplasje tragjike në det: Deri tani 14 të vdekur, shumë të plagosur

Përplasje tragjike në det: Deri tani 14 të vdekur, shumë të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në ujërat greke, ku një anije patrulluese e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që dyshohet se i përkiste një rrjeti trafikantësh të emigrantëve të parregullt. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në afërsi të Ishulli i Kiosit, duke shkaktuar, sipas bilancit paraprak, 14 viktima dhe 24 të plagosur. Viktimat janë emigrantë, raportojnë mediat greke. Bilanci mund të rritet në orët në vijim. Sipas informacioneve, 26 persona janë transportuar në spitalin e Kiosit, mes tyre edhe disa në gjendje të rëndë. Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende në zonë. Mediat greke bëjnë me dije se anija e Rojës Bregdetare kishte konstatuar motoskafin me emigrantë dhe i kishte...