Përplasje në Kuvend për Ballukun, Bardhi-PS-së: Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit

Përplasje në Kuvend për Ballukun, Bardhi-PS-së: Hiqni imunitetin, jeni kthyer në mburojë të korrupsionit

Kuvendi ka nisur me debate për çështjen e Belinda Ballukut. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkoi që t’i hiqet imuniteti Ballukut, duke akuzuar mazhorancën se është kthyer në mburojë të saj dhe se kanë penguar SPAK. Ai u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pengesë që diçka e tillë të ndodhë, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se janë bërë pengesë për hetime në lidhje me korrupsionin. “Zoti kryetar i kuvendit, kuvendi i Shqipërisë në axhendën e tij duhet të ketë vetëm një pikë që ju keni dy muaj që e mbani zvarrë e tërhiqni zvarrë, duke e kthyer kuvendin e Shqipërisë institucionin e vetëm në botë që bëhet bunker ndaj zyrtarëve të korruptuar. Dhe kjo çështje është futja me...