Përplasje mes protestuesve dhe policisë/ Hidhen gurë dhe molotovë drejt kordonit të efektivëve, tubuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës

Përplasje mes protestuesve dhe policisë/ Hidhen gurë dhe molotovë drejt kordonit të efektivëve, tubuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës

Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gazetaret e Top Channel që ndodhen në terren, Elda Menga dhe Dorjana Bezat, raportojnë se drejt kordonit të policisë janë hedhur gurë dhe molotovë. Protestuesit dhe deputetët e PD kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë për të vijuar marshimin drejt ambienteve të Policisë së Shtetit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës duke i shpërndarë ata. Top Channel