Përplasje mes nxënësve në Durrës, sherri nisi në Snapchat! “Mirdita VS Shënavlash” u takuan për t’u “sqaruar” me thika
Foto ilustruese DURRËS- Një sherr fizik është regjistruar mëngjesin e sotëm mes disa nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Shënavlash. Sipas burimeve, dyshohet se sherri ka nisur pas një përlasjeje virtuale mes tyre në rrjetin social Snacpchat. Dy grupe nxënësish që në Snapchat identifikoheshin si "Mirdita" dhe "Shënavlash" kanë shkëmbyer ofendime ndaj njëri-tjetrit, të cilët më pas janë përplasur fizikisht. Në konlfikt janë përfshirë të paktën 5-6 nxënës brenda ambienteve të shkollës. Në momentin e incidentit ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së institucionit arsimor për të qetësuar situatën. Nga përplasja me grushte dhe shuplaka në grup, njëri prej nxënësve ka pësuar një gërvishtje në faqe. Ndërkohë policia po verifikon rrethanat e ngjarjes dhe të përfshirët në konlikt. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin...
Burimi:
zeri.ai