Përplasje mes dy firmave që operojnë në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja e punëtorëve
Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku është shënuar një përplasje mes dy kompanive që janë të angazhuara në punimet e aeroportit. Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues dhe punonjës të njërës prej firmave kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë tjetër, duke mos i lejuar të futen në kantier dhe të vijojnë punën. Nga ana tjetër, kompania që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar. Përplasja mes dy firmave të ndërtimit të aeroportit. Punonjësit e kompanisë Mapko dhe nënkontraktorëve të tyre janë telefonuar mbrëmjen e kaluar dhe njoftuar se nuk duhet të...
Burimi:
top-channel.tv