Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia
Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër me grushte. Të gjithë personat e përfshirë në sherr ishin duke pirë në një lokal në zonën e Yzberishtit dhe ishin nën efektin e alkoolit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke shoqëruar disa prej tyre. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com