Përplasje dhe incidente me molotovë në protestën e opozitës, 4 persona përfundojnë në pranga
Katër persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet. Gjatë tubimit u shënuan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa në drejtim të policisë u hodhën mjete piroteknike dhe molotovë. Situata u përshkallëzua në disa momente, duke sjellë ndërhyrjen e efektivëve për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur rendin. Gjatë incidenteve u sulmua edhe banesa e ish-diktatorit Enver Hoxha, ku u raportuan dëmtime materiale. Policia bëri të ditur se po vijon identifikimi i personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës, ndërsa katër të arrestuarit akuzohen për prishje të rendit dhe sigurisë publike, si edhe për kundërshtim të forcave të rendit.
Burimi:
kohajone.com