Përplasja ku humbi jetën 7-vjeçari në Tiranë, lirohen nga qelia dy shoferët
Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar për aksidentin me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari, janë liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg” për Shukullin dhe “arrest shtëpie” për Koltrakun, por gjykata vendosi që për të dy të caktohet masa e arrestit shtëpiak. Gjatë seancës, Shukulli deklaroi para trupit gjykues se kishte ndaluar automjetin dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat më pas i kishin rënë në tokë. Sipas tij, në momentin kur është ndezur semafori, është nisur pa e vënë re fëmijën, duke e përplasur aksidentalisht. Nga ana tjetër, Koltraku ka deklaruar se ndodhej menjëherë pas fuoristradës dhe se nuk ka pasur fushëpamje të plotë për të shmangur ngjarjen. Të dy...
Burimi:
kohajone.com