Përplasi shtyllën elektrike dhe një këmbësor, ndalohet shoferi në Tiranë
Policia bëri të ditur se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit J. M., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte. Sipas njoftimit, makina fillimisht është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas ka goditur këmbësorin Y. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Burimi:
kohajone.com