Përplasi për vdekje një 19-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur për vdekje me automjet një 19-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Blutë bëjnë me dije se në vijim të hetimit është konstatuar se shtetasi F.M., që aksidentoi për vdekje 19-vjeçarin u largua nga vendngjarja dhe si pasojë u arrestua vëllai i tij. Njoftimi i Policisë: Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 13.12.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”,...