Përplasi për vdekje me fadromë 43-vjeçarin, arrestohet autori në Tiranë
Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi përplasi për vdekje me fadromë një person. Në pranga ra shtetasi me iniciale I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. R., G. H. dhe M. A., pasi dyshohet se secila ka ushtruar prostitucion, në apartament të marrë me qira. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal...
Burimi:
top-channel.tv