Përplasi për vdekje 48-vjeçarin në autostradën “Thumanë-Kashar”, arrestohet shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në autostradën “Thumanë-Kashar”. Automjeti me drejtues shtetasin I.I., 22 vjeç është përplasur me makinën me shofer një 48-cvjeçar, ku për pasojë ka humbur jetën ky i fundit. Sipas uniformave blu, 22-vjeçari është arrestuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv