Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit në Fier
Policia e Fierit ka vënë në pranga shoferin që përplasi me makinë një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. E lënduar mbeti një 36-vjeçare, e cila ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase 36 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 36-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel