Përplasi dy efektivët e policisë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Përplasi dy efektivët e policisë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Foto Ilustruese TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi automjeti që ai drejtonte, dyshohet nën ndikimin e alkoolit, ka përplasur dy punonjës policie gjatë një kontrolli rutinë. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët ishin në shërbim dhe po kryenin kontrolle rutinë. Si pasojë e përplasjes, dy punonjësit e Policisë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë larguar nga spitali. NJOFTIMI I POLICISË F. L., 43 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte në gjendje të dehur përplasi 2 punonjës policie në detyrë, të cilët po kryenin kontrolle policore. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjësit e Policisë, të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore, dolën nga...