Përplasi 3 persona me mjetin e tij, përfshirë 2 të mitur/ Arrestohet efektivi i policisë, në gjendje të dehur
Foto ilustruese KUKËS- Mbrëmjen e djeshme Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Ilir Doçi, Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident rrugor në aksin Milot-Morinë. Dyshohet se në momentin e aksidentin ai ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre dy fëmijë. Fatmirësisht shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI I AMP Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”...
Burimi:
zeri.ai