Përplasën për vdekje njëri pas tjetrit 7-vjeçarin në Tiranë dhe u larguan nga vendngjarja, policia arreston dy drejtuesit e mjeteve
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në aksidentin tragjik që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeç. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, në pranga ka rënë Tomorr Shukulli i cili dyshohet se ka qenë i pari që e goditi fëmijën dhe Valentina Koltraku, e cila më pas e ka përplasur përsëri me mjetin e saj 7-vjeçarin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët” ku pas përplasjes të një pas njëshme i mituri ka humbur jetën në spital. Njoftimi i policisë: Identifikohen dhe vihen në pranga drejtuesit e 2 automjeteve të përfshira në këtë aksident. Gjenden dhe sekuestrohen 2 automjetet. Si rezultat i hetimeve të kryera...
Burimi:
top-channel.tv