Përplasën për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë, Gjykata liron dy drejtuesit e mjeteve

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë, Gjykata liron dy drejtuesit e mjeteve

Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar për aksidentin tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari në Tiranë, janë liruar nga qelia dhe u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Mësohet se prokuroria kishte kërkuar vazhdimin e arrestit në burg për Shukullin, por gjykata vendosi një masë më të butë. Në Gjykatë Shukulli deklaroi se kishte ndaluar dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat i ishin rënë në tokë. Ai deklaroi se nuk e kishte vënë re fëmijën dhe me ndezjen e semaforit, makina e tij kishte goditur fëmijën teksa po merrte paratë. Nga ana e drejtueses tjetër, Valentina Koltraku u shpreh se kishte qenë menjëherë pas mjetit dhe nuk kishte pasur pamje të qartë të ngjarjes.  Të arrestuarit kanë shprehur tronditjen e tyre...