Përplasen dy makina në aksin Vlorë-Selenicë, një nga automjetet përfundon në kanal (Foto)
Një aksident është shënuar këtë mëngjes në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Raportohet se pranë fshatit Alikokë janë përplasur dy makina. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur një vajzë dhe një djalë. E lënduara është një vajzë e cila ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e kraharorit. Vajza ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa djali ka vetëm dëmtime në kraharor nga goditjet e përplasjes së dy makinave. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njëra nga makinat është shkatërruar tërësisht në...
Burimi:
gijotina.com