Përplasen dy automjete në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen tre persona
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar në spital. ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv