“Përpiqet të mbajë staturën që ka patur”/ Përplasje në PS, Kikia: Spiropali po mundohet të tregojë se nuk është ‘si…

“Përpiqet të mbajë staturën që ka patur”/ Përplasje në PS, Kikia: Spiropali po mundohet të tregojë se nuk është ‘si…

Partia Socialiste, e perceptuar shpesh si një “Olimp i paqes” politike, duket se po përjeton trazira dhe “bubullima” të brendshme. Votimi për mandatin e deputetes Belinda Balluku ka nxjerrë në pah pakënaqësi dhe përplasje, duke vënë në qendër të vëmendjes një prej figurave kryesore të saj, Elisa Spiropalin. Mungesa e Spiropalit në seancën parlamentare ku u votua për imunitetin e koleges së saj socialiste, është interpretuar si një sinjal i qartë sfide. Kjo lëvizje e papritur ka ngritur pyetje mbi unitetin e kampit qeverisës dhe ka ushqyer spekulime se Spiropali, e përfolur prej kohësh si një nga pasueset e mundshme të kryeministrit Edi Rama, po ndërmerr një kurs të ri politik. Sipas analistit Mentor Kikia që ishte i ftuar në nje studio televizive, situata aktuale...