“Përnatë e përditë, po shkojmë në polici”/ Manovra të rrezikshme në rrugë, banorët e Arapajt në protestë për fqinjët

“Përnatë e përditë, po shkojmë në polici”/ Manovra të rrezikshme në rrugë, banorët e Arapajt në protestë për fqinjët

Banorët e Arapajt në Durrës kanë denoncuar sot një rast problematik me një familje që e kanë fqinje. Pas më shumë se 20 ankesave në polici, ata nuk marrë asnjë zgjidhje dhe sot kanë dalë në protestë. Sipas tyre, bëhet fjalë për dy të rinj që prej më shumë se 6 muajsh bëjnë manovra në rrugë dhe kërcënojnë banorët. Në një deklaratë, Algerta Omeri, deklaron se është plagosur me thikë nga fqinja, studente e policisë. Ajo bën të ditur se edhe dje vajza me gjithë nënën e saj e kanë kërcënuar me thikë, por policia ka marrë atë mbrëmë si të akuzuar. “Isha duke ikur për në punë. Më doli vajza bashkë me mamin e vet, më kërcënuan me thikë, më shkulën flokët. Arsyeja ishte...