Përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër. Niveli i ujit në Obot 90 cm, por varkat vijojnë të jenë në terren

Përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër. Niveli i ujit në Obot 90 cm, por varkat vijojnë të jenë në terren

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me një ditë më parë. Nga monitorimi gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, është konstatuar rënie e niveleve të ujit në zonat e prekura nga përmbytjet. Në zonën e Obotit, niveli i ujit ka rënë me rreth 10 cm. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore vijon të ketë prezencë uji rreth 90 cm, nga 100 cm që ishte një ditë më parë. Rruga mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Mjetet e Bashkisë Shkodër dhe strukturave mbështetëse janë të pranishme edhe sot në Obot, në gatishmëri të plotë për çdo emergjencë. Varkat vijojnë të jenë në terren për të garantuar transportin dhe ndihmën për banorët. Në Obot raportohet prezencë uji...