Përmirësohet gjendja e Sokol Dacit që u plagos gabimisht/ Dyshohet se atentati ndodhi pas sherrit të një viti më parë, policia e njoftoi si aksident

Përmirësohet gjendja e Sokol Dacit që u plagos gabimisht/ Dyshohet se atentati ndodhi pas sherrit të një viti më parë, policia e njoftoi si aksident

Tre ditë pas atentatit, është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçarit i cili mbeti i plagosur aksidentalisht në berberhanen e tij në Lezhë. Burimet bëjnë me dije se mëngjesin e kësaj të marte, gjendja e Dacit është përmirësuar, por vazhdon i intubuar në reanimacion.Daci, i cili mori 4 plumba teksa ndodhej në biznesin e tij, ka probleme abdominale, por është në gjendje stabël. Daci së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7 muajsh. Atentati në Rrilë të Lezhës kishte një tjetër shënjestër, bëhet fjalë për Merando Nikulajn. Lidhur me ngjarjen, policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K., i cili u ndalua me...