Përmirësohet gjendja e berberit që u plagos gabimisht në Lezhë
Tre ditë pas atentatit, është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçarit i cili mbeti i plagosur aksidentalisht në berberhanen e tij në Lezhë. Burimet bëjnë me dije se mëngjesin e kësaj të marte, gjendja e Dacit është përmirësuar, por vazhdon i intubuar në reanimacion.Daci, i cili mori 4 plumba teksa ndodhej në biznesin e tij, ka probleme abdominale, por është në gjendje stabël. Daci së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7 muajsh.
Burimi:
kohajone.com