Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Përmbytjet “zaptuan” Durrësin, qytetarët sërish në protestë, kapsolla dhe kova ujë drejt godinës së Bashkisë (VIDEO)
DURRËS- Një tjetër protestë po zhvillohet mbrëmjen e sotme para Bashkisë Durrës, lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që shkaktuan 1 viktimë. Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë, teksa shprehin pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia. Protestuesit brohorasin në kor: ‘Turp Turp’, ndërsa disa prej tyre kanë hedhur kapsolla në drejtim të godinës së bashkisë. Qarku i Durrësit është një nga më të goditur të motit të keq me reshje shiu gjatë ditëve të fundit, ku përmbytjet kanë lënë pas dëme të konsiderueshme. Edhe pse reshjet e shiut pothuajse kanë ndaluar, uji akoma nuk është larguar nga disa zona. Situata më kritike paraqitet në Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe një pjesë e banorëve është evakuuar. Në Durrës është...