Përmbytjet, Tabaku akuzon: Shteti punon për klientët, jo qytetarët

Përmbytjet, Tabaku akuzon: Shteti punon për klientët, jo qytetarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për mungesë investimesh dhe për menaxhim të dobët të parandalimit të fatkeqësive. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se përmbytjet nuk janë pasojë vetëm e motit, por e politikave të qeverisë që sipas saj nuk ka vënë në fokus infrastruktura hidrike dhe mirëmbajtjen. Sipas deputetes, më pak se 1% e buxhetit publik shkon për kanalizime dhe ujitje, ndërsa fondet për Emergjencat Civile janë “më të ulëta se tre kontrata inceneratorësh”. Tabaku citon të dhëna të Emergjencave Civile, ku dëmet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore vlerësohen rreth 2 miliardë dollarë, ndërsa financimi i qeverisë për katër vite ka qenë 140 milionë euro. Reagimi i Jorida Tabakut: Natyra si...