Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në Durrës
Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.
Burimi:
gijotina.com