Përmbytjet nga Erzeni/ “M’u shkatërrua jeta”, flasin banorët e Katundit të Ri: Kanë ardhur ekipet për verifikime, jo për ndihma
Pasojat që kanë lënë pas përmbytjet nga lumi Erzen në Katund të Ri në Durrës, janë të mëdha për banorët e zonës. Ata shprehen se dëmet janë të mëdha dhe se janë bërë verifikime, po jo ndihma. “S’di ç’të them. Vijmë ndërrohemi në shtëpi dhe ikim. Për verifikime kanë ardhur, por për ndihma jo. Ishte situatë shumë e vështirë. Rruga e fshatit është e keqe, jam 30 vjet nuse këtu dhe nuk di të jetë shtruar ndonjëherë ajo rrugë. Është shtruar me xhepat tanë. Për ne rruga është kryesorja. Kemi ndenjur 24 orë pa dalë nga shtëpia”, shprehet një banore. Ndërsa një tjetër tha: “Mua që m’u shkatërrua gjithë jeta kam marrë 1 mln lekë. Ky është shteti ynë, komuna!” Një banore kishte marrë masa...
Burimi:
top-channel.tv