Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përmbytjet në Vlorë/ Banorëve të Novoselës iu jepet sinjali i alarmit për të qëndruar në gatishmëri, urdhërohet evakuimi
Për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Novoselë, në Bashkinë Vlorë. Pak më herët 13 familje janë evakuuar dhe rreth 200 krerë bagëti, ndërsa banorëve iu dha sinjali i alarmit për të qëndruar në gatishmëri. Situata mbetet e vështirë, kryesisht edhe për dy fshatrat: Bishan dhe Fitore. Niveli pritet të rritet edhe më tej, pasi prurjet vijojnë. Njoftim zyrtar: Në zbatim të:Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”lanit Kombëtar të Emergjencave Civile, planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Vlorë Njësisë Administrative...