Përmbytjet në vend, Mbrojtja: Mbi 155 efektivë në terren, dhjetëra mjete të angazhuara në ndihmë të qytetarëve

Përmbytjet në vend, Mbrojtja: Mbi 155 efektivë në terren, dhjetëra mjete të angazhuara në ndihmë të qytetarëve

Forcat e Armatosura ne angazhim TIRANË- Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në çdo zonë ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente. Në Vlorë, janë angazhuar 37 efektivë, 4 mjete dhe 3 gomone dhe një ambulancë me 2 efektivë mjekësorw. Në Durrës janë angazhuar 61 efektivë, 17 mjete, 5 gomone,...