Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania ofron 250 mijë paundë ndihmë

Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania ofron 250 mijë paundë ndihmë

Gjermania do të mbështesë rreth 1800 persona (400 familje) të prekur nga përmbytjet në Shqipëri. Ambasada Gjermane në Tiranë thekson se përmes Fondit Start ka vënë në dispozicion 250 mijë paund për një organizatë joqeveritare Britanike. Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se mmasat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetik. Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në Shqipëri. Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në Ëorld Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të...