Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania ofron 250 mijë paund për familjet e prekura
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri, si pasojë e reshjeve të denduar të shiut. Lajmi është dhënë nga Ambasada Gjermane në Tiranë ku bëhet e ditur se do vihen në dispozicion për familjet e prekura shuma prej 250 mijë paund. Raportohet se masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike. Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë: Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në Ëorld Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë –...
Burimi:
zeri.ai